5 Pyetje që duhet ti bëni specialistit të infertilitetit në takimin e parë.

Për shumë njerëz takimi i parë me specialistin e trajtimit të infertilitetit është një eksperiencë e ngarkuar me emocione, pasiguri dhe stres. Mos u shqetësoni! Është normale të ndiheni kështu. Zgjedhja e doktorit dhe klinikës pranë së cilës do të trajtoheni, është vendimi i parë i rëndësishëm në një rrugëtim që mund të ndryshojë jetën tuaj.

Përgatitja paraprake, ju ndihmon të ndiheni të sigurt gjatë takimit tuaj dhe më pas të zotëroni gjithë informacionin e nevojshëm për të marrë vendime të mirëmenduara.

Ja disa pyetje, që duhet të keni parasysh për takimin tuaj:

1.Cfarë ekzaminimesh rekomandoni për mua dhe partnerin tim?

Përpara se të mund të vendosim cfarë rruge trajtimi do të ndjekim, është e nevojshme që të kryhen disa teste diagnostike. Këto teste janë hapi i parë për të kuptuar shkaqet e infertilitetit, si atë femëror ashtu edhe infertilitetin mashkullor.

Duhet të keni parasysh, që 1 në 5  raste infertiliteti, shkaqet e tij nuk mund të shpjegohen.

Mos harroni të merrni me vete të gjitha ekzaminimet e mëparshme që keni kryer. Doktori në këtë takim do kërkojë të informohet për historikun tuaj mjekësor.

Bazuar mbi diskutimet e takimit të parë dhe rezultatet e testeve diagnostike, specialisti i infertilitetit do mund të krijojë një plan trajtimi specifik për ju

2. Është e nevojshme të bëj ndryshime në stilin e jetesës?

Diskutoni me doktorin nëse ka faktorë të jetës suaj të përditshme që mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj, si psh: pirja e duhanit, alkooli, dietë ushqimore jo e shëndetshme, jeta sedentare, marrja e suplementeve për rritjen e masës muskulare etj. Zbuloni nëse heqja dorë nga këto sjellje, mund të përmirësojë mundësitë tuaja të suksesit.

Këto ndryshime mund të këshillohen përpara fillimit të trajtimeve të infertilitetit, ose gjatë IVF apo IUI.

3. Çfarë trajtimesh ofron klinika juaj?

Mos harroni të pyesni për llojet e trajtimeve të infertilitetit që klinika ofron. Jo të gjitha klinikat ofrojnë të njëjtat shërbime. Disa qëndra mund të ofrojnë trajtime bazike të infertilitetit, ndërsa të tjera zotërojnë të gjithë eksperiencën dhe teknologjinë e nevojshme për trajtime të avancuara dhe arritjen e një shtatëzanie.

Në Klinikën Ursula, ne kemi një eksperiencë 20 vjeçare në trajtimin e infertilitetit dhe ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh si Inseminimi Intrauterin (IUI), Fekondimi In Vitro me tekniken ICSI si dhe programe për dhurimin e vezëve, spermës dhe për ruajtjen e fertilitetit.

4. Sa kushton trajtimi?

Kostoja e trajtimeve të infertilitetit varion midis klinikave. Është mirë, që ju të kuptoni qartë sa do të kushtojë në total trajtimi juaj. Duhet të informoheni edhe për kostot që nuk përfshihen në cmimin e procedurës, sic janë: medikamentet, kostot vjetore të ruajtjes së embrionëve, kostot e transfertës së embrionëve etj.

5. Cilat janë hapat e mëtejshëm?

Nëse në takimin e parë, ju ndiheni mirë me doktorin dhe keni fituar siguri për të vazhduar me trajtimin tuaj në klinikë, mund ta pyesni specialistin e infertilitetit për hapat e mëtejshëm.

Ai/Ajo do ju japë një pasqyrë të plotë të kohëzgjatjes së trajtimit, cfare të prisni nga takimet e rradhës apo edhe çfarë kërkohet nga ju për të vazhduar (teste të mëtejshme, marrja e medikamenteve etj.)

Mos u largoni nga konsulta pa marrë përgjigjet e pyetjeve tuaja (për këtë ndaj dhe ju rekomandojmë ti mbani shënim) duhet të jeni të qartë për vazhdimësinë e trajtimit.

Mos harroni Laboratorin!

Pacientët mund të mos kenë kontakt me laboratorin dhe embriologët, por duhet të keni parasysh se një pjese e mirë e suksesit të trajtimit tuaj, i dedikohet laboratorit dhe embriologëve që punojnë aty. Mos hezitoni të pyesni dhe të kërkoni të takoheni me ta!

Nësë dëshironi të rezervoni konsultën tuaj të infertilitetit pranë klinikës Ursula, mund të na kontaktoni në numrin e kontaktit 0695115933. I gjithë ekipi ynë është i angazhuar tju ndihmojë të zgjidhni trajtimin më të mirë për ju.  

Leave a reply