Endometrioza vs PCOS
Shumë gra durojnë prej vitesh gjakderdhje të rëndë dhe dhimbje të pelvisit, për shkak të endometriozës ose Sindromës së Ovarit Policistik, pa e ditur pse. Këto çrregullime kronike rëndojnë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht dhe mund të krijojnë sfida të fertilitetit për ata që përpiqen të mbeten shtatzënë. Me simptoma të mbivendosura dhe një histori të dyfishtë të të qenit i padiagnostikuar ose i keqdiagnostikuar, është e lehtë ti ngatërrosh këto të dyja.Dëshirojmë të ndajmë me ju ngjashmëritë dhe dallimet midis tyre, duke ju fuqizuar me njohuri të dobishme për shëndetin tuaj
Cfarë janë?
Endometrioza është një çrregullim, ku indi endometrial që përbën shtresën e brendshme të mitrës, rritet jashtë saj, në pjesë të tjera të trupit në zona të tilla si vezoret, tubat e Fallopit dhe kaviteti pelvik. Çdo muaj gjatë një cikli menstrual, kur nuk kemi një shtatëzani,endometri derdhet nga mitra jashtë trupit. Rritjet endometriale jashtë mitrës derdhen brenda, duke shkaktuar dhimbje, inflamacion, shenja dhe/ose aderenca.
PCOS është një çrregullim i karakterizuar zakonisht nga menstruacione të crregullta, nivele të larta të hormoneve androgjene dhe vezore të zmadhuara me kiste të vogla në sipërfaqen e jashtme. Kjo është një sindromë ku jo të gjithë elementët mund të jenë të pranishëm njëkohësisht. Në rastet me PCOS crregullimet e ovulacionit janë të zakonhme , duke çuar në infertilitet.
Sa të shpeshta janë?
Endometrioza prek rreth 1 në 10 gra gjatë jetës së tyre riprodhuese ose 200 milionë gra në mbarë botën.
PCOS prek 1 në 10 gra të moshës riprodhuese dhe deri në 5 milionë gra në SHBA.
Cilat janë simptomat?
Simptomat e endometriozës përfshijnë gjakderdhje ndërmjet periodave, perioda të dhimbshme, dhimbje kronike, vështirësi për të mbetur shtatzënë dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, urinimit ose lëvizjeve të zorrëve.
Simptomat e PCOS përfshijnë menstruacione të crregullta ose mungesë të tyre, akne, hirsutizëm, obezitet, shtim në peshë, pamundësi për të humbur peshë, depresion, lëkurë të yndyrshme.
Si vendoset diagnoza?
Për të vendosur një diagnozë të endometriozës, është e nevojshme të kryhet laparoskopia, një procedurë kirurgjikale ambulatore. Rritjet endometriozike më pas i nënshtrohen biopsisë për të konfirmuar diagnozën. Ndonëse mjekët mund të dyshojnë për endometriozë bazuar në ekzaminimet ekografike ose një ekzaminimi fizik, për një diagnozë të saktë kërkohet laparoskopia me biopsi.
Nuk ka asnjë test specifik, të vetëm për të diagnostikuar PCOS. Diagnoza bëhet duke u bazuar në kriteret e Roterdamit, dhe kërkon një ekzaminim fizik, ekografi transvaginale si dhe analizë hormonale.
Fatkeqësisht, është e mundur të keni si PCOS ashtu edhe endometriozë.
Si e prekin fertilitetin tuaj këto diagnoza?
Endometrioza mund të ndikojë në fertilitetin tuaj duke krijuar adezione në sistemin riprodhues, shenja në tubat e Fallopit, inflamacion në zonën e pelvisit, duke dëmtuar cilësinë e vezëve dhe aftësinë e një embrioni për të implantuar në mitër.
Jo të gjitha gratë me PCOS kanë vështirësi të mbeten shtatzënë. Për ato që kanë vështirësi, ovulimi i rrallë është shkaku më i shpeshtë. Ovulacioni është i nevojshëm për të arritur shtatzëninë dhe mund të rregullohet përmes mjekimit.
Si mund ti menaxhoni simptomat?
Trajtimi i endometriozës ndryshon në varësi të simptomave dhe qëllimeve. Nëse një paciente ka shumë dhimbje gjatë ose ndërmjet menstruacioneve ose gjatë marrëdhënieve seksuale, endometrioza shpesh trajtohet në mënyrë kirurgjikale ose me terapi mjekësore. Dhimbja e lidhur me endometriozën shpesh përmirësohet me përdorimin e pilulave kontraceptive dhe medikamenteve kundër dhimbjeve si ibuprofeni.
Dieta, stërvitja dhe modifikimi i stilit të jetesës mund të sjellin një ndryshim të madh në trajtimin e simptomave të PCOS dhe nxitjen e ovulacionit. Humbja e 5-10% të peshës trupore në pacientët me mbipeshë mund të përmirësojë ndjeshëm normat e shtatzënisë.
Përpiquni të bëni aktivitet fizik për 30 minuta të paktën tre herë në javë, të pini shumë ujë dhe të shmangni pijet e pasura me sheqer dhe të mbani një regjim ushqimor të bazuar në drithëra, proteina, fruta dhe perime të freskëta.
Për cilat trajtime të infertilitetit mund të keni nevojë?
Për shumë paciente me endometriozë, që nuk kanë simptoma që prekin cilësinë e jetës së tyre, nuk nevojitet trajtim. Kirurgjia për të hequr rritjet endometriozike mund të jetë e nevojshme nëse ato bllokojnë tubat e Fallopit ose ndikojnë në sistemin riprodhues. Nëse rritjet janë të përhapura, alternativa më e mirë mund të jetë IVF, me anë të të cilit embrioni vendoset në mitër duke anashkaluar zonat e prekura.
Hapat e parë për të trajtuar PCOS janë zbatimi i ndryshimeve në stilin e jetës për të pakësuar simptomat dhe nxitja e ovulimit nëpërmjet mjekimit. Nëse ovulacioni nxitet siç duhet nëpërmjet mjekimit, mund të ndiqet nga marrëdhëniet sekusale të programuara në kohë ose një cikël inseminimi intrauterin (IUI), ku sperma injektohet në mitër gjatë ovulacionit. Nëse një paciente nuk arrin shtatzëninë pas tre cikleve IUI, mund të jetë i nevojshëm trajtimi më i avancuar si fekondimi in vitro (IVF).
Nëse besoni se mund të keni PCOS ose endometriozë, ose se jeni diagnostikuar gabimisht, ju inkurajojmë të kërkoni ndihmë. Si klinikë, ne kemi punuar me shumë pacientë gjatë viteve me të dyja diagnozat dhe ofrojmë njohuritë e nevojshme për qëllimet tuaja të planifikimit familjar.
Leave a reply
Leave a reply