1. Stimulimi Ovarial dhe Induktimi i Ovulimit
Kjo procedure eshte e nevojshme per te rritur mundesite per sukses, duke qene se nje grua prodhon vetem nje folikul (per rrjedhoje vetem 1 veze) gjate cdo cikli menstrual natyral. Gjate kesaj faze te punes sone, ovaret stimulohen qe te prodhojne me shume veze. Kohezgjatja eshte rreth 10-20 dite. Ecuria e punes (zhvillimi normal i folikujve) vezhgohet si nepermjet ekografise transvaginale (3-4 te tilla), edhe nepermjet matjes se nivelit te estradiolit ne gjak. Pasi ekzaminimet provojne se folikujt kane arritur nje numer dhe permasa te pershtatshme, caktohet inseminimi artificial perafersisht 36 ore nga administrimi i hCG, e cila nxit maturimin dhe ovulimin e vezeve.