Pasi te na kontaktoni, juve do tju caktohet nje konsulte me mjekun. Ne te, do te njihemi me historine tuaj mjeksore me qellim qe te percaktojme testet e nevojshme dhe te shqyrtojme trajtimin me te pershtatshem per ju.

Testet e nevojshme per te shqyrtuar shkaqet e infertilitetit.

Per Infertilitetin Femeror

  • Ekografia endokavitare per te kontrolluar vezoret, gypin e fallopit dhe uterusin.
  • Analiza Hormonale ( dita e 2-5 e ciklit menstural).
  • Histerosalpingografia ( per te percaktuar kalueshmerine e tubave).
  • Test urine per hetimin e Chlamydias

Per Infertilitetin Mashkullor

  • Spermiograma

Analiza te Semundjeve Infektive

  • Testi HIV
  • Hepatit B dhe C