Cilat mund te jene arsyet qe shtatezanite deshtojne?

Ka arsye te ndryshme pse femrat nuk ngelin shtatezena. Infertiliteti eshte nje problem qe s’i perket vetem grave. Statistikisht, shkaqet jane te ndara ne menyre te barabarte ndermjet meshkujve dhe femrave. Nder shkaqet me kryesore mund te permendim cregullimet e ciklit, bllokimin e rrugeve natyrore te kalimit te vezes ose spermes,endometrioza, anomali te prodhimit te qelizave seksuale etj.

Ne 10% te cifteve nuk eshte e mundur te gjendet asnje shkak.
Per te gjitha keto arsye, gjetja e shkakut dhe trajtimi i problemit te infertilitetit duhet t’i perfshije te dy partneret sebashku.

Cfare eshte Infertiliteti?

Infertiliteti femeror ose mashkullor eshte percaktuar nga Organizata Boterore e Shendetesise (WHO) si pamundesi e ciftit per te arritur nje shtatezani pas nje vitit maredheniesh seksuale te rregullta dhe te pambrojtura.

Pse nga te gjitha ciftet po na ndodh neve kjo gje?

A e dini se numri i cifteve qe ndan te njejtin problem me ju eshte duke u rritur?
Ekspertet kane gjetur se nje ne gjashte cifte karakterizohet nga pamundesia per te bere femije.
Fertiliteti ne meshkuj ka pesuar renie si pasoje e uljes se perqendrimit dhe levizshmerise se spermatozoideve. Gjithashtu ka raste te shumta te grave qe deshirojne te behen nena ne nje moshe me te avancuar, por fertiliteti te grate ulet me kalimin e viteve duke e bere me te veshtire arritjen e nje shtatezanie natyrale.

Cfare mund te bejme ne?

Trajtimi varet nga shkaqet e infertilitetit. Sa me mire te njihen shkaqet, aq me specifike dhe premtuese do te jete terapia.
Ndonjehere ,duhet vetem te rregullojme vlerat hormonale, p.sh. nje funksionim jo te mire te gjendres tiroide ose nje mbiprodhim te hormoneve mashkullore (androgjen). Ne qofte se ka nje crregullim te maturimit te vezes, trajtimi fillon me stimulimin e thjeshte hormonal relativ. Pas kesaj fertilizimi kryhet me ane te metodave natyrale.

Gjithashtu, ne qofte se numri dhe levizshmeria e spermatozoideve jane te kufizuar, atehere terapise i shtohet edhe inseminimi intrauterin (farezimi ne miter). Ne kete rast, spermatozoidet futen direkt ne uterus nepermjet nje tubi te holle ne kohen e ovulacionit.

Ne qofte se gypat e fallopit bllokohen (mbyllen) dhe nuk mund te hapen as me operacion, ne qofte se spermatozoidet jane te palevizshem ose ne perqendrime shume te uleta, atehere eshte i nevojshem fertilizimi in vitro (IVF). Ne rast te ndonje crregullimi serioz te mashkullit, nje sperme e vetme mund te injektohet direkt ne veze me ane te nje ageje tej mase te holle (ICSI). Nese ejakulacioni nuk permban fare spermatozoid , mund te merret sperm direkt nga testikujt ose nga epididima.