Se pari duhet te dini se nje cift i ri pa asnje problem infertiliteti e ka mundesine qe te mbese shtatezane ne menyre natyrale vetem 25% kur gruaja eshte duke ovuluar.
Kuptohet qe nese cifti ka probleme infertiliteti mundesia e shtatezanise ne rruge natyrale eshte gati 0%.
Suksesi i Fertilizimit In Vitro eshte qe e rrit kete mundesi deri ne 53% per cikel (per nje moshte te re) duke kapercyer problemin e infertilitetit. Duhet te dini gjithashtu qe fertiliteti eshte i lidhur ngushte me moshen. Sa me e madhe mosha aq me e ulet eshte mundesia e shtatezanise. Suksesi mesatar i Fertilizimit In Vitro eshte rreth 35%.

Fertilizimi In Vitro kalon pengesat e moshes nese ju i drejtoheni ovodonacionit.

Sot jane 3 milion femije te lindur me IVF.
Rreth 200 mije femije lindin me IVF cdo vit.
Femija I pare shqipetar I lindur me IVF sot eshte 10 vjec, (fale Bashkepunimit Ursula-Iakentro).
Rreth 60 deri 80% e te gjithe cifteve qe konsultohen me nje mjek per shkak te infertilitetit, mund te kene femijet e tyre ne qofte se provohen te gjitha mundesite terapeutike.

MBANI MEND

Nje grua shtatezane me Fertilizim In Vitro eshte njelloj me te gjitha grate e tjera shtatezana. Ajo eshte e ekspozuar ndaj te njejtave rreziqe ashtu si te gjitha shtatezanite natyrale.

Femija I lindur me IVF trashegon nga prinderit e tij te gjitha tiparet e tyre. Duhet te dini se risku i deformimit te femijeve ne shtatezanite normale eshte 2 deri ne 7% .Te njejtat statistika qendrojne edhe per shtatezanite IVF.
Fertilizimi In Vitro eshte thjesht nje metode e cila ju jep mundesine te keni nje femije. Ai nuk e ndryshon natyren.

Fertilizimi In Vitro eshte mundesia e fundit.

 

Ja vlen te tentojme…