Gjithcka qe duhet te dini rreth ngrirjes se vezeve.

Si në më të shumtën e llojeve të gjitarëve, femrat vuajnë më shumë dhe sakrifikojnë më shumë për pasardhësit e tyre, fizikisht dhe emocionalisht. Pavarësisht kësaj, kapaciteti riprodhues i tyre është i kufizuar në sasi dhe kohëzgjatje.

Meshkujt prodhojnë miliona spermatozoidë në një ejakulim të vetëm, ndërkohë që femrat ovulojnë një apo dy vezë mature cdo cikël. Nga koha që ai arrin pubertetin, aftësitë riprodhuese të një mashkulli janë pothuajse të pakufizuara, ndërkohë që për një grua (pa marrë në konsideratë trajtime të vecanta) ato kufizohen në një periudhë vetëm 15–20 vjecare.

Ruajtja e vezëve, ndër të tjera, nevojitet për të kompensuar për pozitën unike në të cilën e gratë e gjejnë veten në raport me riprodhimin.

  1. Cfarë është Ngrirja e Vezëve?

Ngrirja e vezëve (ose krioprezervimi ne terma shkencorë ) është procesi me anë të të cilit gruaja i nënshtrohet stimulimit te vezoreve dhe më tej marrjes së vezëve, të cilat do të ngrihen për tu përdorur në të ardhmen për të patur një shtatëzani.
Historikisht, kjo teknologji e riprodhimit ka qenë disi sfiduese pasi veza ëshë një qelizë me shumë ujë në brendësi të saj, dhe ngrirja me teknikën e atëhershme e linte atë më të ekspozuar ndaj dëmtimeve të mundshme nga formimi i kristaleve të akullit.
Fatmirësisht, me zhvillimin e teknikës së Vitrifikimit, ngrirja e vezëve është shndëruar në një përpjekje goxha të suksesshme dhe të përhapur. Në fakt, përdorimi i kësaj teknologjike mahnitëse ka ardhur duke u rritur. Në 2014, në SHBA bëheshin 6,000 cikle krioprezervimi në vit, krahasuar me 2019 ku ky numër ishtë rreth 16,000.
Nga ana tjetër, vetëm 10% e femrave janë rikthyer për ti përdorur vezët e tyre brenda dy vjetëve nga koha që i kanë ruajtur.

  • Si funksionon procesi i ngrirjes së vezëve?

Fillimi i këtij procesi është i ngjashëm me fekondimin in vitro (IVF), ku pacientet i nënshtrohen stimulimit hormonal për rreth 2 javë përpara se të bëhet marrja e vezëve. Në thelb jeni duke i dhënë trupit tuaj të njëjtat hormone që ai i prodhon vetë natyrshëm në një cikël menstrual (FSH dhe LH) por në doza shumë më të larta nga cka mund të prodhonit vetë. Qëllimi është të rekrutojmë sa më shumë folikuj dhe vezë, në dallim nga një cikël normal pa medikamente ku clirohet zakonisht vetëm një vezë.
Një herë që folikujt arrijnë përmasat e duhura ( doktori e monitoron këtë nëpërmjet ekografisë ) bëhet marrja e vezëve, me anë të një ageje të hollë nën guidën e ekografisë. Kjo realizohet Gjatë kësaj kohe ju jeni në gjumë, me anestezi të moderuar intravenozë dhe nuk do ndjeni asnjë  dhimbje. Pas kësaj vezët e marra vlerësohen në laborator nëse janë osë jo të përshtatshme (mature) për tu ngrirë. Vetëm ato që gjykohen të tilla ruhen! Vezët mund të qëndrojnë në bankë për 10 ose më shumë vite.

  • Në cfarë moshe duhet ti ruaj vezët e mia?

Kjo është një pyeje që nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë…
Le të themi se nuk ka një moshë perfekte për të ngrirë vezët tuaja, por ka një moshë më të mirë për ta bërë këtë.

Mund ta përfytyroni fertilitetin tuaj si:  
Numri total i vezëve që kanë ngelur ( sasia e vezeve )
Përmbajtja gjenetike e këtyre vezëve ( cilësia e vezëve)

Me kalimin e kohës, si sasia dhe cilësia e vezëve bie, kështu që kur flasim për të patur një shtatëzani dhe lindje të suksesshme nga vezët e ngrira, duhet të kemi parasysh numrin e vezëve mature që u ngrinë DHE moshën në të cilën ato u ngrinë.
Përpara se të kalojmë te pika tjetër, është e rëndësishme të theksojmë pak dhe rëndesinë e cilësisë së vezëve.
30 vjec, ka 23% mundësi që embrionët tuaj të jenë aneuploid (embrionë me numër anormal kromozomesh, që nuk mund të japin një shtatëzani të shëndetshme).
Kjo përqindje rritet midis 30 – 40% në 35vjec dhe 50 – 60% në moshën 40 vjec.

3.b Sigurisht, mundësia për sukses nuk është e vetmja gjë që duhet të keni parasysh…

 Është e rëndësishme të mendoni edhe për mundësinë që ju vërtetë ti përdorni këto vezë. Për shembull, një 25 vjecare  e cila po mendon për të krijuar familje kur të jetë 30, do kishte shumë më pak mundësi ti përdorte vezët e saj krahasuar me vezët e  ngrira të një 35 vjecarë që po konsideron të shtyjë krijimin e familjes në të 40tat.
Së fundmi, nëse jeni diagnostikuar rishtazi me kancer dhe do të trajtoheni me kimio/radioterapi, kirurgji etj. që mund të imapktoj drejtpërdrejtë shëndetin tuaj riprodhues dhe rezervën ovariale, këshillohuni MENJËHERË me mjekun tuaj për të diskutuar alternativat që keni… sepse ju keni alternativa!

  • Cilat janë mundësitë për sukses?
    Sic përmendëm më sipër, suksesi me vezët e ngrira varet nga dy faktorë:

Sot për sot nga ngrirja e vezëve do të prisnim këto rezultate:

  • Për një grua <35 vjec, një cikël stimulimi do rezultonte në marrjen e 10-12 vezëve, nga të cilat 7-9 do të ishin të përshtatshmfor për ruajtje.
  • Përafërsisht 80-90% e vezëve do i mbijetonin procesit të shkrirjes.
  • Përafërsisht 50-80% e vezëve të mbijetuara do arrijnë të fertilizohen.
  • Përafërsisht 80-90% e vezëve të fertilizuara do të japin embrionë.
  • Një embrion i vetëm do të kishte 20-35% mundësi për të dhënë një shtatëzani

Mundësitë për sukses janë më të ulëta për gratë mbi 35vjec dhe ruajtja e vezëve ka pak mundësi që të rezultojë në shtatëzani për gratë mbi 38 vjec. Kjo nuk do të thotë që pacientet mbi këtë moshë nuk duhet të ruajnë vezët e tyre, thjesht duhet të marrin parasysh se mund të duhet më shumë se një cikël stimulimi për të arritur qëllimin tuaj.

Në përfundim, vlen të theksojmë se ka një perceptim të gabuar se ruajtja e vezëve është një mënyrë e garantuar për të patur një fëmijë kurdo që ju do të vendosni se jeni gati.
Edhe pse kjo është një teknologji e jashtëzakonshme, nuk është një policë sigurimi për një shtatëzani të ardhshme! Konsiderojeni ruajtjen e vezëve si Planin B. Vetëm ju dhe mjeku juaj mund të vendosni nëse kjo procedurë është e përshtatshme për ju, por nëse e ndërrmerni këtë rrugë kujdesuni të keni gjithë informacionin e nvojshem. 

Leave a reply