
Kultura në Blastocist
Përparimet në teknikat laboratorike si dhe në terrenet e kultivimit në IVF kanë lejuar kulturën e suksesshme të embrionëve deri në stadin e blastocistit (dita e V e zhvillimit). Blastocistët kanë mundësi më të lartë për tu implantuar se sa embrionët e ditës së tretë.
Tashmë ka studime të cilat provojnë se rreth 60% e embrionëve me pamje (morfologji) normale, janë gjenetikisht anormal. Këta embrionë zakonisht nuk arrijnë dot të zhvillohen përtej ditës së tretë të kulturës në laborator, për rrjedhojë vetëm një numër I vogël prej tyre mund të mbërrijë deri në fazën e blastocistit.
Potencialisht kultura e zgjatur e embrionëve deri në blastocist mundëson përzgjedhjen dhe transfertën e embrionëve që kanë probabilitet më të lartë për të qenë gjenetikisht normal, megjithatë nuk ka asnjë garanci për këtë!
Një tjetër avantazh I kulturës së embrionëve deri në fazën e blastocistit është se ata kanë shance më të mëdha për të implantuar duke qenë se stadi I tyre I zhvillimit përputhet me mjedisin uterin.
Megjithatë kur vendosim të shkojmë drejt kulturës në blastocist duhet të marrim parasysh faktin që pak embrionë do të arrijnë të “mbijetojnë” deri në këtë fazë (rreth 30-50% e embrionëve). Ekziston mundësia (rreth 10%) që asnjë embrion të mos arrijë të zhvillohet në blastocist, duke bërë që në fund të mos kemi asnjë embrion për të transferuar.
Gjithashtu reduktohet ndjeshëm edhe numri I embrionëve “ekstra” për ngrirje.
Në qëndrën tonë I kushtohet rëndësi e vecantë trajtimit të individualizuar të cdo cifti, duke vlerësuar për cdo rast rrugën më të mirë për të arritur shtatëzaninë aq shumë të dëshiruar.
Kultura në blastocist mund të mos jetë e përshtatshme për cdo cift.
Ciftet që kanë në historikun e tyre disa përpjekje të përsëritura të pasuksesshme me IVF ose ICSI ( edhe pse mund të kenë patur shumë embrionë të mirë në pamje, të vendosur në mitër në Ditën e II ose të III pas marrjes së vezëve) mund tju ofrohet kultura në blastocist si një trajtim alternativ.
Gjithashtu ciftet të cilët kanë një numër të madh embrionësh me cilësi të mirë në ditën e III janë kandidat të mirë për kulturën në blastocist.
Leave a reply
Leave a reply