Spermograma: ”Sa e rëndësishme është?”

Infertiliteti nuk është vetëm një problem “grash”. Në të shkuarën besohej se infertiliteti kishte lidhje vetëm me gruan, por studimet tregojnë se 35-40%  e rasteve të infertiliteti janë të lidhura  vetëm me faktor mashkullor. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të përfshihet edhe partneri mashkull në vlerësimin fillestar të një cifti.

Testi më I rëndësishëm i fertilitetit mashkullor është analiza e spermës. Një spermiogram normale duhet të ketë një Volum Total >2 ml, Përqëndrim të Spermës (numri i spermatozoidëve për mililitër) më të madh se 20 milion/ml ku më shumë se 35% e tyre duhet të jenë me lëvizje progresive dhe të paktën 4% e qelizave seksuale të kenë formë normale ( Morfologjia sipas kritereve strikte të Kruger-it). Burrat që kanë parametra me vlera më të ulëta se norma konsiderohen të kenë një analizë sperme anormale.

Rezultatet e analizës së spermës na mundësojnë një vështrim më të qartë në shkaqet e infertilitetit të një cifti. Në varësi të rezultateve të kësaj analize ne mund te përcaktojmë cili do të ishte trajtimi më I përshtatshëm për një cift, nëse do të duhet të bëjmë Inseminim Intrauterin IUIapo Fertilizimin In Vitro me injektimin intracitoplazmatik të spermës ICSI. Në më të shumtën e rasteve ku analiza e spermës rezulton anormale rekomandohet ICSI sepse nëpërmjet kësaj teknike arrihen rezultate shumë më të suksesshme se me IUI.  ICSI ka revolucionarizuar trajtimin e meshkujve me anomali të rënda të spermës. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e rasteve të infertilitetit si pasojë e faktorit mashkullor mund të trajtohet me sukses, duke bërë të mundur arritjen e shtatëzanisë. Madje edhe burrat që nuk kanë qeliza ne ejakulat mund të arrijnë të kenë fëmijë nësë gjejmë spermatozoidë në epididim osë në teste.

Shpresojmë që ky blog ti ketë dhënë përgjigje pyetjes tuaj “A është vërtetë e nevojshme që  të bëj një analizë të spermës”  dhe kështu të mund të vazhdoni me sukses udhëtimin tuaj nga infertiliteti në krijimin e një familjeje.

Leave a reply