
Vlerësimi i potencialit riprodhues
Vlerësimi i fertilitetit
Infertiliteti prek rreth 15% te popoullatës në moshë riprodhuese. Për shkak të prevalencës së lartë të kësaj sëmundjeje, si dhe vëmendjes në media që i është kushtuar këtij problemi, femrat dhe meshkujt e rinj në moshë janë bërë gjithmonë e më të vetëdijshëm dhe të edukuar rreth kësaj teme.
Në qëndrën tonë Vlerësimi i Potencialit të Fertilitetit përfshin tri teste të ndryshme për femrat dhe analizën e spermës për meshkujt.
Testet për Gratë
Faktori kryesor në parashikimin e shtatëzanisë është mosha e partneres. Është e ditur tashmë se me rritjen e moshës, mundësitë për shtatëzani zvogëlohen. Njëkohësisht, rriten mundësitë për dështim spontan dhe për anomali kromozomike të fëmijës.
Në ditët e sotme gratë kërkojnë të bëhen nëna në një moshë gjithmonë e më të madhe, duke rritur mundësinë që të kenë vështirësi në arritjen e një shtatëzanie natyrale. Probabiliteti për shtatëzani fillon të ulet në mënyrë graduale por sinjifikante në moshën 32 vjecare dhe ulet me ritme më të shpejta pas moshës 37 vjecare.
Gjatë kontrollit ne do të vlerësojmë rezervën tuaj ovariale. Rezerva ovariale është termi që përdoret për të përshkruar aftësinë e vezoreve tuaja për të siguruar vezë të afta për fertilizim dhe që rezultojnë në një shtatëzani të suksesshmë dhe të shëndetshme.
Ka disa metoda për të vlerësuar rezervën ovariale:
FSH e “ Ditës së III ”
Kjo analizë gjaku bëhet ndërmjet ditës së dytë dhe të katërt të ciklit menstrual. Ajo shërben për të parë funksionimin e vezoreve dhe korrelon me potencialin e fertilitetit. FSH është akronimi i Hormonit Folikulo-Stimulues. Ky hormon clirohet nga truri dhe nxit vezoren që të maturojë vezën. Niveli I FSHs rritet me rënien e rezervës tuaj ovariale.
Estradiol
Niveli I estradiolit ndihmon për të validuar nivelin e FSHs. Koha më e mirë për ta kryer këtë test është ndërmjet ditës së dytë dhe të katërt të ciklit.
Ekografia
Gjatë së njëjtës vizitë ne kryejmë gjithashtu një ekografi vaginale, e cila do të na ndihmojë të masim vezoret, mitrën dhe numrin e folikujve në vezore nëpërmjet Numërimit të Folikujve Antralë.
Testet për Burrin
Studimet tregojnë se 35-40% e rasteve të infertiliteti janë të lidhura vetëm me faktor mashkullor. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të përfshihet edhe partneri mashkull në vlerësimin fillestar të një cifti. Për të marrë rezultate të sakta, përpara se materiali të sillet në laborator duhet që partneri të mos kryej marrëdhënie seksuale për rreth 3-5 ditë. Nëse rezultatet e analizës tregojnë vlera anormale, atëherë do tju rekomandohet përsëritja e saj, me një hapësirë kohore nga analiza e fundit rreth 3 muaj, kohë që i duhet trupit për të prodhuar spermë.
Këto teste na mundësojnë të kemi një pasqyrë të potencialit tuaj të fertilitetit dhe do të na ndihmojnë të krijojmë një plan trajtimi i cili do të ndihmojë në realizimin e ëndrrës tuaj për tu bërë prindër.
Na kontaktoni për më shumë informacion.
Leave a reply
Deshiroj te komunikoj me nje specialis te fertilitetit, pasi kam rreth dy vjet qe temtoj per shtatzani dhe akoma nuk e kam !!
ReplyE nderuar ju lutem kontaktoni me sekretarine ne numrin 0695115933 per te rezervuar nje konsulte me mjeket tane.
ReplyJu urojme gjithe te mirat,